Fillojnë përgatitjet për vaksinim kundër COVID-19 në Maqedoni

Disa segmente kryesore për procesin e vaksinimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së vaksinës kundër COVID-19, mënyra e aplikimit të saj, procesi i vaksinimit dhe mënyra se si do të planifikohet përmes sistemit “Termini im”, u prezantuan dje para drejtorëve të qendrave shëndetësore në takimin me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Drejtorëve të qendrave shëndetësore u është thënë se fillimi i vaksinimit nuk do të thotë zvogëlim i menjëhershëm i rrezikut të COVID-19 dhe as presioni mbi qendrat shëndetësore nuk do të ndihet menjëherë.

Nga MSH thonë se grupet e rrezikut do të vaksinohen të parët, por që nuk do të jenë të detyruar. Vaksinimi për COVID-19 do të jetë falas për të gjithë qytetarët, dhe vendimi personal i secilit qytetar është nëse do të vaksinohet.

Advertisement

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe theksoi se pikat ekzistuese të vaksinimit në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin do të përdoren për vaksinimin e qytetarëve.

Ndërkohë, një rënie e lehtë e numrit të rasteve të reja me coronavirus në krahasim me ditët e mëparshme u regjistrua në raportin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e fundit

Advertisement
Advertisement

You May Also Like