Filipçe thotë se përsëri situata me korona-virus është serioze

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar se gjendja në spitalet po menaxhohet për çdo ditë dhe po hapen vende të reja për hospitalizomi.
“Në takimin e mëngjesit me drejtorët e Klinikave kemi shkëmbyer informacione në lidhje me gjendjen. Situata është serioze dhe në këtë moment kemi një rritje të lehtë të presionit me kovid-qendra, gjegjësisht gjatë ditës së djeshme ka pasur numër të madh të shtrimeve në spitalet. Masat japin rezultat por është e nevojshme që të përmbahemi të njëjtave dhe të tejkalojmë edhe këtë valë”, ka thënë Filipçe, përcjell SHENJA.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like