Filipçe: Sistemi shëndetësor përgatitet për vaksinimin për COVID-19

Ministria i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje në ‘Click Plus’ në TV21, mes tjerash foli edhe për vaksinat për coronavirus duke theksuar se tashmë po punohet se cili grup i qytetarëve do të ketë rekomandim për pranim të vaksinës.

“Vaksinimi me këtë vaksinë do të jetë një nga operacionet më të mëdha logjistike që duhet ta zbatojë sistemi ynë shëndetësor, dhe me siguri do të na duhet ndihma edhe nga sektorët tjerë – të pranohen vaksinat, të mbahen në mënyrë të përshtatshme, të barten, të çohen deri në vendin ku kanë aplikuar personat që më herët janë përzgjedhur si kategori e rrezikuar që duhet ta pranojnë vaksinën, dhe ne seriozisht punojnë në këtë fushë”, tha Filipçe.

Ai bëri të ditur se tashmë janë angazhuar operatorët ekonomikë të cilët do t’i mbajnë dhe transportojnë vaksinat dhe se ta kanë shprehur gatishmëri të mbështesin këtë sistem.

“Janë komunikuar të gjitha pikat e vaksinave  dhe një fondacion amerikan. Morëm ndihmë me frigoriferë me temperaturë deri në -70 për vaksinën ‘Pfizer’ që është e vetmja në këtë temperaturë, por ne duhet të sigurojmë kushte edhe për atë vaksinë”, tha Filipçe duke cekur se në pjesën e pranimit, mbajtjes dhe transportimit të vaksinës në vendet ku duhet të jepen vaksinat plani është gati dhe se javën e ardhshme do të organizohet edhe një ushtrim se si do të duket kjo në terren.

Advertisement

Filipçe shtoi se vaksinimin do ta bëjnë mjekët dhe infermieret që për momentin punojnë me pacientë me coroanvirus, dhe për këtë do të organizohet edhe trajnim.

“Ky është plani, për shkak se me siguri edhe vitin e ardhshëm, kur e presim vaksinën në muajt e parë, ende do të ketë pacientë të infektuar me coronavirus dhe mjekët dhe infermieret tashmë që tani punojnë me pacientë me COVID-19 edhe atëherë do të punojnë me të njëjtit”, thotë Filipçe.

Ministri sqaroi se Maqedonia e Veriut do të merr 400 mijë vaksina, por se nuk dihet nëse do të arrijnë menjëherë./Telegrafi/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like