Filipçe shpalos të dhëna shokuese: 20 % i të infektuarve të ri me llojin e virusit britanik

Rreth 20% i numrit të infektuar të rinj me koronavirus në ditët e fundit, i përkasin llojit të ri të koronavirusit britanik ka thënë në emisionin Click Plus në TV21, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, transmeton Zyrtare.net

“Shohim se çfarë po ndodh dhe çfarë lockdowne rekomandohen në disa vende. Deri më tani tek ne janë regjistruar rreth 20 mutacione të koronavirusit”, tha Filipce.

Ministri shtoi se kjo nuk është diçka e re për këtë lloj virusi dhe priten edhe më shumë mutacione në të ardhmen.

Advertisement

Ai tha se lloji i ri i virusit është më shpejt ngjitës andaj edhe situata po ndiqet me vëmendje, ndërsa nëse do të ketë nevoj do të propozohen masa të reja tha Filipçe. /Zyrtare.net

Advertisement
Advertisement

You May Also Like