Filipçe: Rritja e rasteve si pasojë e variantit britanik

Vaksinat nga Kina do të vonohen për disa ditë, shpreh bindjen ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. Për momentin nuk paralajmëron restriksione të reja, për shkak të shpejtësisë me të cilën përhapet i ashtuquajturi mutacion britanik i virusit korona, por nuk përjashtohet që vendim të këtillë të ketë pas analizës së qyteteve më të prekura.

Autoritetet shëndetësore në vend vazhdojnë të flasin për marrëveshje me prodhuesit e vaksinave, pa mos pasur mundësi të thonë kur saktë në Maqedoninë e Veriut do të fillojë imunizimi i popullatës. Për momentin vaksinën e kanë pranuar rreth 2000 persona, personel mjekësor në Shkup, ndërsa me pjesën e mbetur të vaksinave – donacion nga Serbia, procesi vazhdon në qytetet tjera. Vaksinat kineze, të paralajmëruara për në fund të shkurtit, sipas ministrit të shëndetësisë, do të vonohen.

VENKO FILIPÇE, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Është e mundur të shtyhet për periudhë prej disa ditësh, nuk pres ndonjë vonesë të madhe.”

Mutacioni i virusit korona i pranishëm edhe në Maqedoninë e Veriut e ka përshpejtuar shkallën e infektimit, por për momentin nuk ka të dhëna se lloji britanik shkakton pasqyrë më të rëndë klinike ose vdekshmëri më të lartë. A do të jenë shifrat shkaktar i restriksioneve të reja.

Advertisement

VENKO FILIPÇE, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Tani në këtë moment nuk di të them sepse i presim analizat për rajonet dhe ta shohim nëse do të ketë ndonjë masë, që do të lidhen me qytete të posaçme ose diçka që do të vlejë për territorin e gjithë shtetit.”

Përveç vaksinave të paralajmëruara nga kompania Fajzer, për momentin Maqedonia e Veriut është në negociata edhe me autoritetet ruse për furnizim me rreth 100 mijë doza të vaksinës Sputnik-V. Siç mëson Televizioni Klan, ato pritet të mbërrijnë pasi do të dërgohet sasia e parë e vaksinave që nga Rusia i ka porositur Kroacia. Jozyrtarisht nga Moska në periudhën që vjen priten madje dy milionë doza.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like