Filipçe: Qëllimi ynë është ta zgjidhim statusin e mjekëve të rinj me punësim të përhershëm

Kjo Qeveri hapi mundësi që çdo punëtor i ri shëndetësor ardhmërinë e vet ta sheh në shëndetin publik dhe politika e tillë do të vazhdojë. Qëllimi ynë është zgjidhim statusin e mjekëve të rinj me punësim të përhershëm, tha Venko Filipçe.

Ai u takua me përfaqësues të specializantëve të rinj privat, të cilët punojnë në Kovid-qendrat në Qendrën klinike. Në takimin u bisedua për rregullimin e statusit të tyre, si dhe për kushtet në të cilat punojnë.

“Investimi tek të rinjtë është i rëndësisë më të madhe, pasi ata janë ardhmëria në shëndetin publik. Kyqe për krijimin e politikave shëndetësore është pjesëmarrja e punëtorëve të rinj shëndetësore. Qëllimi ynë është ta zgjidhim statusin e mjekëve të rinj me punësim të përhershëm”, tha Filipçe.

Advertisement

Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, bisedimet do të vazhdojnë, ndërsa takimi i ardhshëm u caktua për javën e ardhshme.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like