Filipçe: Nuk na lejon ligji të ndalojmë grupimet nëpër shtëpi, objektet hotelierike paraqesin rrezik

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, arsyetoi masat e propozuara me atë se gjatë festave të fundvitit, sipas tij objektet hotelierike paraqesin një rrezik të shtuar për përhapjen e virusit korona në vend. Ai shtoi se nuk ja lejon ligji t’i ndaloje qytetarët të mos grupohen nëpër shtëpi të ndryshme vikendi, shkruan Portalb.mk.

Sipas Filipçes, vetë atmosfera e festave të fundvitit i shtyn qytetarët që të grupohen nëpër objekte të ndryshme hotelierike, për këtë, ai theksoi se është propozuar që të njëjtat të punojnë me orar të shkurtuar.

“Vjen një periudhë që është evidente se mund të ndodhin grupime të mëdha të qytetarëve, sidomos në objektet hotelierike për shkak të festave të fundvitit. Diskutuam në lidhje me kohën e cila duhet të propozohet për punën e objekteve hotelierike. Ata punojnë mirë kur respektohen protokollet. Në këtë aspekt vlerësojmë se deri në orën 18, me një respektim të mirë të protokolleve. Mirëpo më shumë orë të lira pas orarit të punës, vlerësojmë se janë rrezik” theksoi Filipçe.

Marrë parasysh se shumë qytetarë planifikojnë të kalojnë festat nëpër vikend shtëpiza të ndryshme, Filipçe për këtë potencoi se nuk ja lejon ligji që të intervenoje, duke shtuar se kjo ngelet në vetëdijën e vetë qytetarëve.

“Intervenuam me ndalesa aty ku ligji na lejon, ndërkaq me këshilla, aty ku ligji nuk na lejon. Ne provuam të ndalojmë edhe grupimet nëpër shtëpi, mirëpo doli që kjo nuk ishte kushtetuese. Për këtë, në përputhje me kushtetutën dhe nga pamundësia ti ndalojmë ato grupime, një pjesë madhe e kësaj lufte i përket përgjegjësisë, vetëdijes të qytetarëve” tha Filipçe.

Masa të reja për parandalimin e përhapjes së Kovid-19 janë propozuar

Advertisement

Komisioni për Sëmundje Infektive do t’i propozojë Qeverisë që në periudhën nga 18 dhjetor deri më 21 janar, kafenetë dhe restoranet të punojnë deri në orën 18:00 në vend se deri më 21:00 siç është aktualisht, me qëllim që të parandalohet rritja e numrit të të infektuarve nga Covid – 19 në periudhën e ardhshme të festave. Ministria e Shëndetësisë thotë se komisioni do të dorëzojë edhe rekomandim që të mos ketë grupime në banesa gjatë festave vijuese, ndërsa do t’u rekomandoj hoteleve t’i mbyllim restoranet pas orës 21.

Komisioni po ashtu, rekomandon ndalesë të grupimit nëpër sheshe për pritje dhe festim të Vitit të Ri si dhe çfarë do lloj tubimi në periudhën e festave.

“Rekomandimet për masat restriktive janë në drejtim të disa segmenteve edhe atë në pjesë e riorganizimit të orarit të punës të hotelerisë, rekomandim për tubime publike, rekomandime drejt bashkësive fetare, organizatave të punëtorëve dhe rekomandime që kanë të bëjnë me punën e restoranteve në hotele”, deklaroi Venko Filipçe.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like