FILIPÇE: KUFIZIMET DO TA PARANDALOJNË VIRUSIN BRITANIK

Virusi britanik po merr përmasa shqetësuese në Maqedoninë e Veriut, kurse autoritetet e shëndetësisë rekomanduan orë policore që do të fillonte nesër dhe do të zgjasë dy javë.

Shkaku I masave të këtilla shtrënguese janë të rinjtë, që tubohen gjatë natës, kurse nuk mbajnë maska dhe janë shpërndarës të virusit – vlerëson Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Psikologjikisht ndoshta ndikon tek njerëzit, por kërkoj mirëkuptim dhe mbështetje. Kjo është në interes të mbrojtjes së shëndetit publik me qëllim të amortizimit kë kësaj vale. Qëllimi është të zvogëlohet lëvizja në orët e natës pas mbylljes së lokaleve. Jemi dëshmitarë se të rinjtë tubohen gjatë natës në sipërfaqet publike, nuk mbajnë maska dhe është e qartë se virusi britanik që gjithnjë e më shumë është prezent tek ne – mbi 70%, është duke e bërë të veten” – ka deklaruar Ministri Filipçe gjatë një prononcimi për “Utrinski Brifing”.

Advertisement

/KlanMacedonia

Advertisement
Advertisement

You May Also Like