Fiks Fare: Prifti shqiptar vjedh kishën e tij – Video

Një murg shqiptar ka denoncuar në emisionin fiks fare, se Prifti i Manastirit të Zvërnecit Jan Terzi në bashkëpunim me rojen e vjedhin paratë e Kishës. Ngjarja ka ndodhur në Manastirin e Zvërnecit në Vlorë.

Murgu në fjalë ndjehet i kërcënuar, duke thënë se personi në fjalë vazhdimisht e kërcënon.
“Mua më kërcënon një roje dhe atë e ka vënë Prifti. Roja quhet Luan Kasa, por ai punon në të zezë se Manastirin e ruan policia private, se duhet të jenë me licencë dhe uniformë. E kam zënë duke vjedhur në kishë dhe ja kam thënë priftit. Besova se do më ndihmonte por përkundrazi ma ktheu kundër meje. Prifti e ka pranuar se e din që personi vjedh. Personi vjedh lekët nëpër ikona” thot murgu i Manastirit. Ai në vazhdim ka thënë se ka lënë para të shënuara nëpër ikona të cilat të nesërmen nuk i ka gjetur. Ndërkaq pohon se për këtë ka edhe dëshmitarë. / Top-channel – emisioni Fiks Fare

Advertisement

Për më shumë shihni videon:

Advertisement
Advertisement

You May Also Like