Feta Alimi nga Burgu i Idrizovës me porosi: “Një jetë e kemi, ta jetojmë me dinjitet”

I burgosur për shkak të ngjarjeve të 27 prillit të vitit 2017 në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, Feta Alimi nga Burgu i Idrizovës ka lëshuar nj porosi përmes rrjetit social facebook. Gjatë ditës së djeshme gjykatat e vendit nuk pranuan që ta lirojnë Alimin nga akuzat, për të cilët shumica mendojnë se janë ta pabaza dhe se procesi ndaj tij është politik. Gjykata vetëm ia uli dëniminvetëm për një vit dhe atë nga 7 në gjashtë vite burg, ndërsa për njërin nga personat kryesorë që organizuan ngjarjet e 27 Prillit, Mitko Çavkov, gjykata vendosi t’ia ulë dënimin për dy vite. Alimi nga ana tjetër është personi që e shpëtoi kreun e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela nga turma dhe aspak nuk ka pasur të bëjë me organizimin e ngjarjve. Procesi gjyqësor ndaj tij, nga opozita por edhe shume të tjerë, cilësohet si montim politik dhe se Feta Alimi po vuan dënimin pa të drejtë, përcjell in7.
“Kërkova vetëm pafajësinë time, asgjë tjetër. Por jeta vazhdon dhe e rëndësishme është ta jetojmë me dinjitet se vetëm një jetë kemi”, thotë Alimi nga qelia e burgut, një ditë pas vendimit jo të dëshirurar nga Gjykata e Apelit. Por megjithatë, Fetai po mbahet mirë dhe nuk dorëzohet. Ai pyet se si ndjehen ata që ia montuan rastin dhe njëkohësisht i porosit se një ditë ndryshimi do të vijë.
“Unë vazhdoj të jem mirë, por ju si ndjeheni? Kohë ndryshojnë të jeni të sigurtë në këtë. Vonim ka, por jo shpëtim. Ndryshimi po vjen, deshët apo nuk deshët ju”, përfundon Feta Alimi.
Për vendimin e fundit të Gjykatës së Apeit, gjatë ditës së djeshme reagoi edhe Ziadin Sela, i cili ritheksoi se Feta Alimi dje duhej të lirohej nga burgu, porse gjykatat e politizuara në vend vazhdojnë të trajtojnë si të barabartë, agresorin me viktimën, përcjell in7.

Advertisement

“Feta Alimi sot duhej të ishtë i lirë dhe afër familjes së tij, dhe jo ti ulej dënimi nga 7 vite në 6 vite nga Gjykata e politizuar dhe e partizuar e Apelit. Fetau nuk mund as të krahasohet me organizatorët e as më dhunuesit dhe as te relativizohet me te burgosur tjerë fajtor kryesor të ngjarjes se 27 Prillit. Gjykatat tona janë larg ndarjes së drejtësisë përderisa në një proces gjyqësor i trajtonë të barabartë agresorin dhe viktimën. Drejtësia do të vijë bashkë me ndryshimin”, thuhet në reagimin e Ziadin Selës.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like