Ferrari, Lamborghini, Bentley e Rolls Royce! Ja sa kushton “rent a car” i veturave luksoze në Dubai

Estimated read time 1 min read

Në rrjetet sociale vazhdimisht shohim figura të estradës të cilët publikojnë fotografi me vetura luksoze në Dubai. Mirëpo, të njëjtat në të shumtën e rasteve merrem me qira, gjegjësisht “rent a car”. Gazetari i TV21, Eroll Shakiri po qëndron në Dubai, ku intervistoi përgjegjësin e njërës prej kompanive për “rent a car” në lagjen Al-Barsha.

TV21: Cili është çmimi më i ulët për një veturë? Çmimi më i lirë fillestar për veturat sportive, 1500 dirham për një ditë.

TV21: Që përafërsisht është 400 dollarë për një ditë? Po, përafërsisht 500 dollarë.

TV21: Cili është çmimi më i lartë? Çmimi më i lartë, kemi shumë opsione, mendoj 12.000 dirham (3200$), për Ferrari Purosangue.

TV21:Ky është më i larti? Po, ky është më i larti.

TV21:Dhe njerëzit po e marrin? Po, tani nuk është në dispozicion.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like