Breaking News :

nothing found
12-08-2022

Fauçi tregon edhe sa duhet t’i mbajmë maskat

Advertisement

Epidemiologu amerikan Anthony Fauci ka deklaruar se njerëzit do të duhet t’i bartin maskat edhe disa muaj – për të shmangur coronavirusin derisa ende po vazhdon aksioni i vaksinimit të qytetarëve.

Gjatë një interviste dhënë për televizionin amerikan ABC, Fauci ka theksuar se pas vaksinimit të 75 deri në 80 për qind të popullatës, përqindja e virusit në komunitet mund të zvogëlohet – kështu disa masa të ashpra kundër COVID-19 mund të zbuten, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, epidemiologu amerikan ka shtuar se çdo zbutje e masave duhet të kryhet “gradualisht”, duke mos e rrezikuar jetën e as edhe një qytetari.

Fauci ka siguruar qytetarët që Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje për 600 milionë doza të vaksinave, mjaftueshëm për vaksinimin e të gjithëve me nga dy doza dhe atë deri në korrik të këtij viti.

Advertisement

Read Previous

Në tubimin përmbyllës të PDK-së edhe familja e Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit

Read Next

Kurti: Reciprociteti me Serbinë, një nga vendimet e para të mia si Kryeministër