Familja e Almir Aliut drejtësinë do ta kërkojë në Gjykatën e Strasburgut!

Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut në Strazburg është adresa ku familja Aliu nga Kumanova do ta kërkojë drejtësinë për vrasjen e djalit të tyre 4 vjeç, Almirit. Pala mbrojtëse e familjes ka përgatitur dy lëndë për të vërtetuar se nuk është ndarë drejtësia në këtë proces gjyqësor nga Gjykata e Themelore e Kumanovës. Avokati Ibraim Bajrami tha se lënda e parë do jetë për nënën e Almirit si palë e dëmtuar dhe e dyta për babanë dhe dy të afërmit si palë të akuzuara, të cilët janë dënuar për veprën dhunë. Kërkojnë rikualifikimin e lëndës për dy vëllezërit Iliç, vrasje me paramendim, dhe të tjerët për sulm fizik./Alsat

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like