Exit Poll: Këto janë rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë

Janë publikuar exit-pollet e para pas përfundimit të votimit në zgjedhjet parlamentare në Kosovë pa diasporë.Lëvizja Vetëvendosje 40.3 për qind, Partia Demokratike e Kosovës 21.4 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 19.3 për qind, Koalicioni për Kosovën Fituese 7.2 për qind, Lista për Familjen 1.8 për qind, sipas UBO-Consulting për RTV Dukagjini.Gjatë ditës janë zhvilluar 15 mijë anketa me margjinë të gabimit më pak se një pikë të përqindjes në 140 qendra të votimit në mbarë Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *