“Euro 2020”, Takimet që do të zhvillohen sot

Kampionati Evropian Euro 2020 filloi mbrëmë me ndeshjen hapëse mes Kombëtares së Turqisë dhe asaj të Italisë, ku fitues doli kjo e fundit me rezultat 3:0.
Euro 2020 vazhdon sot me disa përballje interesante, ku parashihen të zhvillohen tre ndeshje, një nga Grupi A dhe dy nga Grupi B.
Ndeshja hapëse e programit të sotëm do të jetë ajo mes Uellsit dhe Kombëtares së Zvicrës, përballje kjo që i takon Grupit A, kurse menjëherë pas përfundimit, do të filloj derbi skandinav mes Danimarkës e Finlandës, dhe ndeshja e fundit do të jetë ajo mes Belgjikës dhe Rusisë.
Përballjet mes Danimarkës e Finlandës dhe Belgjikës e Rusisë i takojnë Grupit të Euro 2020.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme të Euro 2020 e gjeni më poshtë.

Advertisement

Grupi A
15:00 Uellsi – Zvicra (Stadiumi Baku Olympic – Baku)

Grupi B
18:00 Danimarka – Finlanda (Stadiumi Parken – Kopenhagë )
21:00 Belgjika – Rusia (Stadiumi Gazprom Arena – Saint Petersburg)

Burimi: https://tv21.tv/euro-2020-keto-jane-takimet-qe-do-te-zhvillohen-sot/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like