EULEX i jep 83 mijë euro si shpërblim për personat që japin informacione lidhur me vrasjen e zyrtarit të tyre në vitin 2013

Estimated read time 1 min read

Misioni i EULEX-it në Kosovë ka kujtuar sot në tetë vjetorin e vdekjes zyrtarin e tyre, Audrius Senavicius, i cili ishte vrarë në veri të Kosovës.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, EULEX shkruan se të ndjerin e kujtojnë dhe shprehin keqardhje për familjen e tyre.

“Ishte e enjte 19 shtator 2013, kur kolegu ynë Audrius Senavicius u qëllua për vdekje derisa ishte duke vozitur për në punë. Sot ne nderojmë kujtimin për të dhe shprehim keqardhje të thellë për familjen dhe të dashurit e tij”.

Advertisement

“Paraqituni, nëse keni ndonjë informatë që mund t’i ndihmojë policisë. Ne ofrojmë një shpërblim prej 82.000 eurove për informatat që do të mundësojnë arrestimin dhe dënimin e kryerësit apo kryerësve të kësaj vrasje.

Për informata rreth raportimit të çfarëdo informate lidhur me vrasjen e Audriusit, ju lutemi të kontaktoni +383 38 284 181 ose vizitoni faqen tonë të internetit https://www.eulex-kosovo.eu/?page=1,57”, shkruhet nw njoftimin e EULEX-it.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like