Eskavatori prek telat e korrentit, ndërron jetë 55-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në “Sheret”, Konispol ku një person ka ndërruar jetë, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. 55-vjeçari me iniciale P.A., banues në Finiq ishte duke lëvizur me eskavator me kovën lartë, ndërkohë që mjeti ka prekur telat e rrymës elektrike dhe si pasojë 55-vjeçari humbur jetën. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like