









Nga: HALIT NAXHAKU – autori është veprimtar i çështjes kombëtare dhe ish i burgosur politik
Dy dokumentet e njohura si: *NON-PAPER“,ku u tha se janë kinse nga slloveni Janez Jansha, apo tjetri nga një përfaqësuese e ekipës së Federica Moderinit, zonja Angelina Eichorst, ku një gjë të tillë vetë e kanë mohuar se nuk janë autorë dhe nuk qëndrojnë pas atyre „NON-PAPERA“.
Megjithate shrimet, hartat, pikëpamjet, kritikat, si dhe kinse zgjidhja e problemit mori dhenë, por poashtu hasi edhe në reagime të shumta dhe u vlerësua si shumë e dëmshme për krijimin e shteteve në baza etnike. Pse të mos reagojnë kur këtu me këto „NON – PAPER-a dëmtohen vetëm shqiptarët, e të tjerët për rreth nesh gjerohen edhe më me teritore tona si deri më tash gjatë historisë!
Nëse do të kishte ndryshim kufijsh dhe krijim të shteteve etnike, atëherë edhe ne duhet të kemi një: „NON-PAPER“ apo një „SUPER-PAPER“ tonin-gjithëpërfshirës e gjithëshqiptarë. Dhe nëse të gjithë do të ishin kundër dhe do të frigoheshin , atëherë vetëm ne shqiptarët kudo që jemi duheshte të ishim pro, ngase nuk kemi për çka të frigohemi ngase të gjithë na kanë rënë në qafë dhe na kanë marrë teritore dhe kanë për të na këthyer ata teritore tona të banuara me popullatë shqiptare. A ne jemi të vetmit që nuk i kemi borxhë asnjë milimetër tokë të huaj për tua këthyer fqinjëve tanë apo kujtdo qoftë tjetër.Pra nuk duam asnjë milimetër të huaj, por nuk duhet ta japim asnjë milimetër tonën!





Dihet se në teritorët e lashta shqiptare ILIRODARDANE u krijuan shtete dhe mini shtete të rea si: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Greqia etj… Prandaj mendoj se Shqipëria duhet ta ndryshoe emrin dhe në të ardhshmën të quhet ILIRIA ashtu edhe si është quajtur dikur i tërë Ggadishulli Ballkanik, shih lexo autorë të ndryshëm, në mes tyre: Branko Stipçeviqin, Vlora Fallanski etj. Ndërkaq Kosova ta ndryshon emrin dhe të quhet DARDANI si dikur e banuar nga ky fis, dhe bashkarishtë me emër të përbashkët të unisuar të gjithë trojet shqiptare të quhen „ILIRODARDANIA“.
Këti populli dhe vendi ILIRO-DARDANI i janë bërë padrejtësi të shumta gjatë tërë historisë. E kanë ndarë dhe përçarë e copëtuar në më shumë shtete. ILIRODARDANIJA, kokën e ka në Shqipëri, zemrën në Kosovë, njërën këmbë në Iliridë në Maqedonin e Veriut, tjetrën këmbë në Camëri, të Greqisë, njërën dorë në Malësinë e Madhe në Malë të ZI, e tjetrën dorë në Kosovën Lindore, Preshevë, Bujanocë, Medvegjë nën Serbi…





Dihet se pa u bashkuar të gjitha gjymtyrët ajo ngelë e gjymtë sakate dhe në rrezik pë zhdukje! Këte e dinë edhe Ndërkombëtarët edhe fqinjët tanë, edhe ata kushdoqoftë që janë marrë me ato „NON-PAPER“! Këtu më shumë fjalën duhet ta kenë historianët e pastaj edhe politikanët e interesuar për ta zgjedhur çështjen shqiptare një herë e mirë si dhe çështjen e mbarë rajonit në tërësi.
Pse u cilësua se është e dëmshme reaguan edhe Gjermania edhe Franca e shumë të tjerë. Por të mos harrojmë Franca e ka të zgjedhur problemin e saj, a Gjermania u bashkua. Pse shqiptarëve u mohoet një e drejtë natyrore ta kenë shtetin e tyre ILIRODARDANINE me dy shtete e gjysëm: Shqipëri, Kosovë, Ilirida në Maqedonin e Veriut e sa copa më shumë, Camëri, Kosovë Lindore e Shqiptarët në Mal të Zi ?!
Pasi u largua Turqia, na copëtuan, në Luftat Ballkanike na ndanë, në Luftën e II-të na mashtruan . Në fundë të shek XX-të u krijuan shumë shtete të rea si: Letonia, Estonia, Lituania, shtete të tjera që u ndanë nga B:R:S:S (Rusia), si: Ukraina, Bellorusia, Turkmenistan, Azerbejxhan, Armeni, Taxhakistani e plotë të tjera, pastaj u nda Cekia e Sllovakia e tash neve nuk na lënë të bashkohemi, kinse është lojë e rrezikshme, dhe vetë politikanët tanë shqiptare thuan se do të bashkohemi në (BE) Europë, për këte marrin vendim pa dëshirën dhe pa e pyetur fare popullin, se a duan dhe çka duan?!





Europa nuk na dëshironë edhe pse ne jemi europianë si me teritorë si në kontinentë, por pesë shtete të saj nuk na njohin, , liberalizimin e vizave nuk na e japin pavarësishtë se i kemi plotësuar të gjitha kushtet dhe kriterët, Ajo nuk ka forcë dhe makanizëm ti detyron pesë shtetet e saja të na pranojnë, Anglia doli nga Bashkimi Europian, COV-19 menaxhohet ndaras secili shtet për vehte, ja sa është funksionale. Atëherë unë mendoj se nëse kështu vazhdonë B.E. shkonë drejtë zhbërjes, dhe deri sa trojet shqiptare të hynë në te unë mendoj se ajo do të zhbëhët, nuk do të funkcionojë, atëherë si do të zgjidhet çështja shqiptare, prandaj do të jetë më mirë që të bashkohemi njëherë në mes veti e pastaj në BE. Këte zatën e kemi thënë edhe shumë herë të tjera deri më tash.
Atëherë e vetmja rrugë është që shqiptarët të ulën dhe të formulojnë një „NON-PAPER“ apo më drejtë një „SUPER-PAPER“të vetin dhe të vlejë parimi i politikës kërko maximumin, fiton realën, nëse këkon realen fiton minimumin, dhe nëse kërkon minimumin mbet me gishtë në gojë.





Pra maximumi sot është të kërkosh tërë Gadishullin Ballkanik ILIRODARDANIN që na ka takuar, realja është të kërkosh bashkimin e katër Vilajeteve : Janinës, Manastirit, Kosovës e Shkodrës që na i copëtuat dhe ua dhatë fqinjëve tanë me do konferenca të Parisit e konferenca të ambasadorëve në Lonndër dhe minimalja nga krejtë kjo është të realizohet plani i Ahtisarit që është minimumi i minimumit të kompromiseve, e jo të na shpallën „ Autonomi“ të ndryshme me kompetenca e pa ta brenda territorit të ngushtë të Kosovës si“Autonomi, Asociacione apo me statute të ndryshme teritore speciale të kishave nëpër Kosovë, me të vetmin qëllim që Kosova të mos jetë shtet funksional.





Prandaj për të gjitha këto është mirë ne ta kemi një „NON-PAPER“ tonin me emër ILIRODARDANIA, që të pëpilohët nga njerëz kompetentë e sidomos nga historian të asnjëanshëm. Si i shohin dhe dëshirojnë të tjerët ti zgjedhin problemet tona ne nuk na intereson shumë. Ne duhet vetë të vendosim për fatin tonë, duke e pyetur çdo herë sovranin-popullin. Dikushi do të mendoj e mund të thotë se nuk mund të prishen disa shtete për tu ribërë Shqipëria e Kosova gjegjësishtë ILIRODARDANIA, por për këte ne nuk jemi aspak fajtorë dhe s`mund të mbajmë asnjë përgjegjësi. Përkundrazi duhet të korigjohen gabimet e kaluara historike nga fuqitë e mëdha që çdo herë në emër të stabilitetit të rajonit pësuam vetëm ne shqiptarët. Një herë duhet ti thuhet NDAL! çka është shum është shunë! Na s`kemi teritore më për të falë e për të dhënë! Ju edhe mund të vendosni me do „NON –PAPERA“ si edhe deri më tash por problemin sa do ta shtoni edhe më shumë dhe zgjidhje të qëndrueshme nuk do të afroni, përkundrazi!
Më 01.05.2021. H.N. ST. Gallen/Ohër