Pas publikimit të lajmit për formimin e këshillit inicues për formimin e lëvizjes për braktisjen vullnetare të fesë islame, kanë filluar reagimet e familjeve të pjesëmarrësve të takimit, të cilët kanë shprehur shqetësimin për siç kanë thënë manipulimin që iu është bërë pjesëmarrëve duke iu thënë se takimi do të jetë për të diskutuar gjoja për terrorizmin, raporton Gazeta10.
Djali i njerit prej pjesëmarrësve, Miftar Haklaj, Fatijon Haklaj përmes një postimi në rrjeton social “Facebook” ka reaguar duke thënë se është keqpërdorur figura dhe personaliteti i prindit të tij. Ne emrin e prindit tim dhe te familjes time, ne distancohemi nga keto nisma. Prindi im ishte ftuar ne kete organizim nga disa te njohur gjoja per te disktuar per terrorizmin si fenomen shqetesues, e jo per keso nisma te pa nevojshme. Ne kete rast eshte keqperdorur figura dhe personaliteti i prindit tim”, ka shkruar Haklaj.
Ai tutje ka thënë se janë komod me fenë islame ashtu si edhe me besimet tjera.
“Ne si familje jemi rritur ne frymen e tolerances fetare dhe pranimit te diversitetit si vlera te nje shoqerie perparimtare. Jemi komod me fene tone islame ashtu siç jemi komod me te gjitha fete dhe besimet tjera te kesaj bote”, ka shkruar Haklaj. /Gazeta10/