Është hapur hetim për import paralel të barnave në RMV, inspektorët e policisë kanë hyrë në farmacinë Panovski

Inspektorët e Policisë së Sektorit për Luftë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në MPB prej sot paradite janë në farmacinë Panovski me urdhër për gjetjen dhe konfiskimin e dokumentacionit për import të barnave, mëson Telma, njofton Portalb.mk.

Hetimi i cili është në kompetenca të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion është e drejtuar drejt importit të barnave. Përveç farmacisë Panovski me veprimet hetuese janë të përfshira edhe farmaci të tjera që importojnë barna.

Organet hetuese i kontrollojnë dyshimet nëse janë importuar barna të falsifikuara të cilat shpërndahen në shëndetësinë publike. Kontrollohet edhe dokumentacioni për import të barnave që janë nga Turqia.

Nga Prokuroria shpjegojnë se bëhet fjalë për parahetim i cili është hapur përpara më shumë se një vit e gjysmë “me të dëgjuar”, a aktivitetet që i ka ndërmarrë policia janë me urdhër të Prokurorisë.

Në këtë periudhë, shoqatat e pacientëve reagojnë dhe thonë se importi paralel i barnave është kontrovers pasi që ka furnizime pa certifikatë të sigurisë së barnave. Më së shumti në goditje të kritikave nga shoqata ishin barnat nga importi paralel për pacientët e klinikave të Onkologjisë, Hematologjisë, Diabetit, por edhe për sëmundjet e rralla.

Gjatë vitit 2017-të, në media u fillua të hetohet për importin paralel të barnave kurse reagim erdhi edhe nga Asociacioni i Diabetit të Fëmijëve “Balans MK” të cilët dyshonin në cilësinë e insulinës. Hetim filloi edhe Avokati i Popullit

Advertisement
.

Asociacioni i Ndërmarrjeve të Huaja Inovative në Maqedoni “Farmabrend nova” ka dyshime se 40% e barnave nga importi paralel janë të falsifikuara. Sipas të dhënave të “Mallmed” në vitin 2016 rreth 70% e barnave nga importi paralel janë dedikuar për mjekim spitalor, kurse 30% e tyre janë marrë me receta në barnatore.

Barnat e importit paralel janë ato të cilat nuk vijnë drejtpërdrejt nga prodhuesi por nga vendi i tretë i prodhimit të tyre kurse drejtimi i transportit të tyre shpesh herë nuk dihet.

Qeveria e kaluar e Maqedonisë, në vitin 2012 pati vendosur që kjo mënyrë e importit të barnave të ul çmimin e barnave. Por, në vend se nga shtetet e Bashkimit Evropian, ku ka kritere të larta për import paralel, u vendos që barnat të merren nga Turqia dhe Rusia. Ndërkaq, Turqia e ka të ndaluar importin paralel të barnave në shtet.

NOVA TV” ka vërejtur të dhëna se si tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë kanë marrë barna vdekjeprurëse.

Shenjat e para të mangësisë së importit paralel të barnave në Maqedoni u shfaqen që kur të sëmurët me diabet ankoheshin për problemet e tyre, si pasojë se insulinat me të cilat furnizoheshin nuk kishin efekt.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like