Erdogan: Të hapim një faqe të re në marrëdhëniet me BE

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u shpreh qartë në një videokonferencë të zhvilluar të premten me kancelaren gjermane, Angela Merkel, se Turqia dëshiron përmirësimin e marrëdhënieve me BE, kanë bërë të agjencitë e lajmeve. „Turqia dëshiron të hapë një faqe të re në marrëdhëniet me BE”, citon agjencia gjerman e lajmeve dpa, një njoftim të direktoratit turk të komunikimit. Përtej kësaj, Erdogan falënderoi Merkelin për përpjekjet e saj për marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE dhe lëvdoi zhvillimet pozitive në samitin e fundit të BE.

Dalje nga “rrethi vicioz”

Erdogan shprehu shpresën edhe në një telefonatë me kreun e Këshillit të BE, Charles Michel të martën, se BE do të marrë një qëndrim konstruktiv kundrejt vendit të tij dhe shpreson për bisedime të reja me BE „mbi bazën e interesave të përbashkëta”. Marrëdhëniet duhet të lirohen nga „rrethi vicioz” aktual, ka thënë Erdogan.

Megjithë konfrontimin, krerët e shteteve dhe qeverive të BE në samitin e tyre në Bruksel më 11 dhjetor hoqën dorë nga sanksionet e ashpra për Turqinë dhe hapën rrugën vetëm për masa të reja ndëshkuese ndaj personave dhe sipërmarrjeve të caktuara. Sanksionet do të godasin pjesëmarrës të tjerë në kërkimet e konstestuara turke për gaz në Egje. BE nuk vendosi sanksione kundër degëve të caktuara të ekonomisë apo embargo të armëve. Megjithatë vendosja e sanksioneve më të ashpra nuk është hequr plotësisht nga axhenda.

Advertisement

Turqia kritikohet sidomos për kërkimet e saj për gaz në hapësirat detare para Qipros dhe para ishujve grekë. Po ashtu të papranueshme konsiderohen provokimet në konfliktin për ndarjen e Qipros dhe shkeljet e embargos së armëve kundër Libisë si edhe përzierja në konfliktin e Nagorni Karabakut.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like