Erdogan: Në Turqi ka dy milionë boshnjakë dhe shumë shqiptarë!

Estimated read time 2 min read

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë se Turqia nuk do të lejojë përsëritjen e asaj që ndodhi në vitet 1990 në Bosnje dhe Hercegovinë.Sipas Erdogan, ata nuk do të hezitojnë të mbajnë një qëndrim më të vendosur kur të jetë e nevojshme, shkruan Hurriyet.Erdogan tha se në Turqi jetojnë dy milionë boshnjakë dhe se, siç tha ai, në këtë vend ka më shumë banorë me origjinë shqiptare sesa vetë Shqipëria. Ai vuri në dukje të pranishmëve se problemet në Ballkan janë shkak për shqetësim edhe në Turqi.Duke folur për situatën në Bosnje, ai vlerësoi se ka marrëdhënie të forta ndërmjet Bosnje-Hercegovinës dhe Turqisë, të cilat janë ruajtur me shekuj. Sipas tij, Bosnja ka një vend të veçantë në zemrën e kombit turk. Ai tha se turqit besojnë se janë të detyruar të jenë me Bosnje dhe Hercegovinën, pavarësisht rrethanave.Sipas Erdogan, Turqia mobilizoi të gjitha burimet e saj gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë. Ai paralajmëroi mbështetje më të fortë dhe theksoi se vendi i tij e sheh Bosnjën dhe Hercegovinën si një shtet jo diskriminues.“Tani e tutje, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë më të fortë dhe më ndryshe me vëllezërit boshnjakë. Ne kemi bërë dhe po bëjmë çdo përpjekje për të bërë paqen e qëndrueshme pas luftës. Si boshnjakët, edhe serbët dhe kroatët kanë përfituar nga investimet e kompanive turke,” tha ai.Erdogan përsëriti se Turqia do të bëjë gjithçka për ta bërë këtë pjesë të botës paqësore dhe stabile. Ai vuri në dukje se Turqia aktualisht po investon më shumë se 250 milionë dollarë në Bosnje e Hercegovinë./EO

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like