Erdoğan dhe Putin diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin ku diskutuan hapat për të përmirësuar më tej marrëdhëniet dypalëshe.
Presidenca Turke në një postim në Twitter bëri të ditur se në telefonatë, Erdoğan dhe Putin shkëmbyen gjithashtu mendime mbi zhvillimet rajonale. Javën e kaluar, ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të pasura, si në aspekt të kontakteve në nivelin më të lartë, ashtu edhe agjendës së tyre thelbësore.
Lavrov gjithashtu tha se të dy vendet janë në gjendje të prodhojnë zgjidhje, madje edhe për çështje për të cilat palët kanë pikëpamje pothuajse të kundërta./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like