U.D i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka kritikuar planin e kandidatit për kryeministër, Akbin Kurtit, shkruan Front Online.
Hoxha tha se kjo ekspoze e Kurtit nuk ka plan konkret.
“Në atë ekspoze nuk pashë plane konkrete si mund të sigurohen vaksinat si do që të ndodhë vaksinimi, nuk dëgjova një politikë të fortë ekonomike nuk e pash arsimin… nuk e pashë politikën e jashtme si një orientim strategjik se si do të duket Kosova gjatë viteve të ardhshme, por e pashë më shumë njeriun se sa vetëdijen politike”, tha Hoxhaj.
Hoxhaj pyeti Kurtin pse po zgjidhet me kaq urgjencë qeveria sot, kur i kanë numrat e nevojshëm, duke e prishur rendin kushtetues, sipas tij.
