Kryetari i Bogovinës tha se, kanë fituar projektin nga ministria për Punë dhe Politikë Sociale për ndërtimin e një çerdhe të re, që është përcaktuar në Siniçan. Emshiu tha se ka edhe një çerdhe tjetër në Kamjan, por që nuk ka kapacitet të mjaftueshëm. “Në komunën tonë kemi një çerdhe, është në Kamjan, funksionon mirë por nuk i plotëson kapacitetet. Kemi fituar edhe një projekt nga Ministria për Punë dhe politikë Sociale, për ndërtimin e çerdhes në Siniçan, atje ku është bashkësia Lokale. Vetë Banka Botërore dhe ministria do ta bëjnë projektin”, tha Emshiu.
Advertisement
Advertisement
Advertisement