Emshiu: Deri në fund të vitit 2025, do të përfundojnë të gjitha projektet për ujin e pijshëm në Bogovinë

Kryetari i Komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu tha se, së shpejti do të lëshohet për përdorim rrejti i ujësjellësit në fshatin Pallçisht, ndonëse siç tha, edhe tani ka furnizim të me ujë. Emshiu deklaroi se, punimet janë kryer, por në një marrëveshje me banorët dhe kompaninë, u vendos që rrjeti të mos lidhet në komoren e vjetër por të ndërtohet një e re dhe pas përfundimit të këtyre punimeve, që Emshiu tha se do të përfundojnë së shpejti, do të lëshohet për përdorim rrjeti i ujësjellësit. “Në Komunëne  Bogovinës sa i përket ujësjellësve në disa vendbanimeve, për shembull në Pallçisht, me ardhjen time si kryetar komune, e kemi përgatitur projektin, e kemi fituar nga ministria përmes Bankës Botërore dhe projekti në fshatin Pallçisht është kryer por për momentin rrjeti nuk është lëshuar pasi jemi marrë vesh që rrjeti mos të lidhet në komoren e vjetër por në atë të renë. Kemi ndarë mjetet dhe së shpejti do të lëshohet uji”, tha Emshiu. Përveç kësaj, Emshiu tha se projekte të ujësjellësit do të fillojnë edhe në vendbanime të tjera që siç tha, brenda vitit 2025 do të përfundojnë punimet.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *