Emiratet e Bashkuara Arabe fillojnë vaksinimin e fëmijëve mbi 3 vjeç me Sinopharm

Estimated read time 1 min read

Në Emiratet e Bashkuara Arabe do të fillojë dhënia vaksinës kineze Sinopharm për fëmijët e moshës 3-17. Vendimi është bërë i ditur nga qeveria në një postim në Tëitter.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të vendit, vendimi erdhi pas provave klinike dhe vlerësimeve të gjera, pa dhënë detaje të tjera për publikun. Zyrtarët shëndetësorë të Emirateve thanë në qershor se testet do të shtriheshin në një grup prej 900 fëmijëve.

Shteti arab tashmë ka siguruar vaksinën Pfizer-BioNTech për fëmijët e moshës 12-15

Advertisement

vjeç .

Ministria e Shëndetësisë tha të Dielën se 78.95% e popullsisë së Emirateve të Bashkuara Arabe – rreth 9 milion kishin marrë tashmë një dozë të vaksinës, ndërsa 70.57% ishin vaksinuar plotësisht.

(BalkanWeb)

Advertisement
Advertisement

You May Also Like