Breaking News :

nothing found
23-09-2023

Ekzekutimi i Behar Sofisë/ Burg për Bujar Lezën, bashkëpunëtor në vrasje! Mohon akuzën i përlotur

Advertisement

Gjykata e Posaçme vendosi arrest me burg për Bujar Lezën, bashkëpunëtorin e autorit të vrasjes së Behar Sofisë, ngjarje e ndodhur më 25 shkurt në Tiranë.
Leza gjatë seancës gjyqësore u përlot dhe tha se nuk e kishte bërë ai, por kjo akuzë u dha pasi ishin siguruar mjete për vrasjen e Sofisë.
Prokuroria tha se Leza kishte vjedhur biçikletën dhe siguruar armën e vrasjes.

Mbi 45-vjeçarin banues në Larushk të Krujës rëndojnë veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Të arrestuarit për vrasjen e Sofisë janë: Ernejt Shyti, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë; Skënder Vathi, 54 vjeç, lindur në Arrameras, Fushë Krujë dhe banues në Tiranë; Leonar Xhixha, 30 vjeç, lindur dhe banues në Arrameras, Fushë-Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim” ngelur në tentative dhe Xhuljano Visha, 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Skënder Vathi dyshohet se është organizatori i skemës së eliminimit të Behar Sofisë dhe të ketë komunikuar me ekzekutorin Ernejt Shyt, i cili u arrestua në Malin e Zi.
Përveç vrasësit me pagesë, Ernejt Shytit, asnjë nga të arrestuarit e tjerë nuk kanë pranuar se janë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale që tronditi kryeqytetin. Skënder Vathi ka mohuar që një telefon i gjetur nga autoritetet të jetë i tij.

Advertisement

Read Previous

Parashikimet e frikshme të Baba Vangës për vitin 2022

Read Next

Apeli pritet të vendosë për Mijallkovin