Eksperti amerikan apelon për vaksinim

Estimated read time 2 min read

Eksperti kryesor amerikan i sëmundjeve infektive tha për rrjetit televiziv CNN të dielën se deri në fund të vitit mund të shënohen edhe 100,000 vdekje të tjera si pasojë e COVID-19. Por sipas tij situata është “plotësisht e parandalueshme”.

Dr. Anthony Fauci tha se Shtetet e Bashkuara i kanë të gjitha mundësitë që të shmangin viktima të tjera, por problemi sipas tij qëndron tek 80 milionë të pavaksinuarit.

“Ne mund ta ndryshojmë këtë gjë, me efikasitet e shpejtësi nëse arrijmë t’i vaksinojmë këta njerëz“, tha zoti Fauci. “Është e rëndësishme që gjatë kësaj krize njerëzit të lënë mënjanë çdo dallim ideologjik dhe politik e thjesht të vaksinohen“.

Ndërkohë javën e kaluar mesatarja ditore e shtrimeve në spital si pasojë e COVID-it arriti në 100,000 vetë sipas një njoftimi të gazetës New York Times, ku thuhej gjithashtu se rritja e rasteve krahasohet me një rritje të dimrit të kaluar kur vaksinat nuk ishin në dispozicion.

Advertisement

“Kurrë nuk kam parë diçka të ngjashme“, tha Dr Shannon Byrd nga Knoxvill i shtetit Tenesi për “The Times”. “Po rrënohen e coptohen familje të tëra për shkak të një numri të madh vdekjesh”.

Ndërkohë Izraeli ka nisur programin e vaksinimit me dozën përforcuese për të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ky vend po përballet me një numër në rritje të rasteve me variantin Delta të COVID-it.

Sipas universitetit “Johns Hopkins” deri të hënën në të gjithë botën janë raportuar më shumë se 216.4 milionë infeksione me koronavirus dhe 4.5 milionë vdekje.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like