Ekskluzive Sa është pasuria e liderve shqiptar

Liderët e partive politike shqiptare kanë paraqitur pasurinë e tyre para zgjedhjeve parlamentare të këtij viti. Sipas obligimeve që dalin me ligj, Ali Ahmeti, Zijadin Sela, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi kanë paraqitur pasuritë e tyre të paluajtshme dhe të luajtshme në listen anketuese të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, raporton NMK-Post.

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka dorëzuar listen më të shkurtër të pasurisë. Ai posedon një tokë bujqësore në Shqipëri në vlerë prej 30 mijë dollar, një shtëpi në fshatin Zajaz në vlerë prej 100 000 dollarë, nji veturë të bashëshortes së tij në vlerë prej 7 000 eurove dhe një deposit banker prej rreth 12 500 eurove. Nga kjo mund të konstatojmë se pasuria e përgjithshme e Ali Ahmetit është rreth 140 mijë euro.

Më i pasur se Ahmeti është deklaaruar kryetari i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela. Kreu i ASH-së ka dy prona tokësore të trashëguara, njëra bujqësore e tjetra pyll në vlerë prej 2.043.333,00 dhe 3.678.000,00 denarë si dhe një shtëpi 300m2 në vlerë prej 4.896.000,00 denarë. Posedon dy vetura një Jaguar dhe një Folkswagen Faeton të dyja nga 300 000 denarë.

Ai ka paraqitur edhe dy depozita bankare në vlerë prej  373.500,00, dhe 1.623.219,00. Sela gjithashtu ka edhe një borxh kredikartelë prej 3.418,00. . Sipas listës anketuese pasuria e përgjithshme e paraqitur nga Sela është rreth 215 mijë euro.

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami është deklaruar si më i pasur se Sela dhe Ahmeti. Ai ka paraqitur një prone të palëvizshme, tokë në vlerë 3.202.500,00 denarë gjithashtu edhe një oborr 196 m2 të pavlerësuar, prone tokësore 1469 m2 dhe shtëpi në fshatin Lërrcë në vlerë prej 8 788 800 denarë në emër të prindërve.

Advertisement

Kreu i Besës gjithashtu ka paraqitur edhe dy prona të tkera të prindërve në vlerë prej 2 955 000 denarë. Ndërkaq në emër të zonjës së tij posedon metale me vlerë, në vlerë 1 200 000. Gjithashtu prindërit e tij posedojnë veturë 800 000 denarë. Pasuria e fundit që ka përfituar familja Kasami janë tre prona tokësore në vlerë prej 623.000,00,  2.332.000,00, 1.254.440,00. Kasami përfiton edhe 12 300 denarë në muaj nga qiraja.

Nga ana tjetër, dy llogaritë bankare të Bilall Kasamit janë paraqitur sit ë shprazëta.  Sipas asaj që ka paraqitur Kasami ai rëndon rreth 340 mijë euro.

Afrim Gashi, kreu i Alternativës ka paraqitur një banesë në prone të prindërve në vlerë 2.460.000, dy vetura, njëra prone e bashkëshortes në vlerë 120 000 denarë dhe një Mercedes në vlerë prej 15 000 evro të vetin. Gashi ka paraqitur llogaritë bankare të shprazëta ndërsa ka për të paguar edhe një kredit prej 3000 eurove. Pasuria e Gashit përllogaritet rreth 56 mijë euro.

I vetmi lider shqiptar që ka deklaruar pasuri rreth 1 milion euro është kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi. Në listën anketuese të Komisionit për anti-korrupcion ai ka paraqitur një shtëpi në Tetovë në vlerë prej 13 milion denarësh, veturë të bashkëshortes në vlerë prej 180 mijë denarësh, pronë individuale 22 300 euro, si dhe katër depozitë bankare në vlerë 54 091 euro, 104 772 euro, 27 720 000 denarë, dhe 3 929 469 denarë, si dhe një depozitë të bashkëshortes së tij në vlerë 9 242 000. Thaçi ka deklaruar edhe një borxh në formë të hipotekës në vlerë prej 861 000 denarësh.  Pasuria e deklaruar të liderit të PDSH-së është rreth 1 050 000./NMK-Post

Advertisement
Advertisement

You May Also Like