Edhe të rinjtë të përfshihen në krijimin e politikave të gjelbra

Me kërkesë të Young Friends of the Earth Macedonia, sot ministri Nuredini zhvilloi një takim video me përfaqësuesit e tyre, me qëllim të krijimit të bashkëpunimit. Kjo organizatë, si një iniciativë rinore, punon në mënyrë aktive në krijimin e politikave të drejtësisë klimatike duke mbledhur vizione që do të kontribuojnë në Marrëveshjen e gjelbër kombëtare dhe rajonale. Në këtë takim u ndanë aktivitetet dhe puna e projektit “Afrimi ndërsektorial i rinisë evropiane drejt marrëveshjes së re të gjelbër” (Intersectional Convergence of European Youth Toward a Green New Deal) të cilin e udhëheqin së bashku me Rrjetin evropian të rinisë, me qëllim të krijimit të një Marrëveshjeje të Gjelbër Ballkanike dhe Planit të shërimit të gjelbër dhe të drejtë nga pandemja e koronavirusit.

Advertisement

Gjithashtu u prezentua propozimi për përgatitjen e një platforme dixhitale participuese “Zëri i gjelbër” si mënyrë për të dëgjuar mendimet dhe vizionet e publikut deri në vitin 2030 mbi ndryshimet klimatike dhe politikat “e gjelbëra”. Në takim u konkludua bashkërisht se organizata mund të përfshihet në mënyrë aktive dhe të kontribuojë në krijimin e politikave duke dëgjuar zërin e të rinjve, si dhe qytetarëve të tjerë në të gjithë vendin, përfshirë komunitetet e margjinalizuara.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours