Pasditën e sotme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ku po diskutoheshte për propozim Buxhetin për vitin 2025 në Komisionin për Financim dhe Buxhet ndodhi një incident, transmeton TV21. Deri sa në foltore ishte deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi ku po fliste për buxhetin për vitin 2025 deputetit të VMRO-DPMNE-së ju drejtua me fjalët: “Ju lutem mos e përdorni më atë fjalë. Mos e përdorni më. E para dhe e fundit”. Bytyqi pas kësaj ndërpreu fjalën dhe u drejtua në drejtim të deputetit Bojan Stojonovski.
TV21 mëson se deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski nga stoli i Kuvendit e ka “gjuajtur” deputetin e LSDM-së Fatmir Bytyqi me fjalët: Po gënjen!
Këtë për TV21 e konfirmojnë disa deputetë të cilët kanë qenë prezent në Komisionin për Financim dhe Buxhet.