









Numri i pacientëve të hospitalizuar, sikurse në nivel vendi, shënon rënie edhe në COVID-qendrën e Tetovës. Autoritetet e shëndetësisë në këtë qendër, thonë se masat shtrënguese po japin rezultate, por bëjnë thirrje për kujdes maksimal për shkak se situata ende nuk ësthtë stabilizuar.
Gjithsej kemi 40 të hospitalizuar, shumica janë në gjendje kritike pasi kanë edhe sëmundje të tjera kronike. Dy javët e fundit struktura e moshës së pacientëve të hospitalizuar është 40 deri 55 vjec. Në ambulantën kovid kemi rreth 50 paciente në ditë. Mbylljes kemi filluar t’ia shohim efektet”
Procesi I vaksinimit në Tetovë, po vijon pa pengesa dhe deri më tani janë vaksinuar mbi 680.
Sipas të dhënave të MSH-së, në Tetovë dhe Komunat përreth numri I të infektuarve është 6.992 prej të cilëve 655 janë raste aktive. /KlanMacedonia