Edhe Hargreaves njofton për takimin me Abdixhikun: Diskutuam për ngjarjet e fundit

Edhe Hargreaves njofton për takimin me Abdixhikun: Diskutuam për ngjarjet e fundit

Edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka njoftuar për takimin me kryetarin e LDK’së, Lumir Abdixhiku.

Ai ka thënë se ishte kënaqësi të takohej me Abdixhikun.

Hargreaves tha se me Abdixhikun kanë folur për ngjarjet e fundit dhe përgatitjet e partisë e tij për zgjedhjet e 9 shkurtit.