
Advertisement










Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Has, ku ka ndërruar jetën një foshnje 3-muajshe.
Dyshohet se foshnja ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë. Ka qenë nëna ajo që ka njoftuar policinë për ngjarjen e rëndë, teksa raportohet se 31-vjeçarja ka probleme të shëndetit mendor.





Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës.
Has/ Informacion paraprak
Më datë 14.12.2021, jemi njoftuar nga shtetasja G. P., 31 vjeçe, banuese në Krumë, se ka ndërruar jetë në banesë, foshnja e saj 3-muajshe.
Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës.
Advertisement