E rëndë: Motër dhe vëlla humbin jetën nga Covid-19 brenda një jave

Adelita Cruz Trevino, 39 vjeç dhe Nicolas Trevino , 35 vjeç, kanë humbur jetën nga Covid-19 vetëm një javë larg nga njëri-tjetri. Ata nuk ishin vetëm motër e vëlla por edhe shokë të ngushtë. Të dy rezultuan pozitiv nga koronavirus në 6 Nëntor, pas një udhëtimi në Kaliforni për të marrë pjesë në funeralin e xhaxhait, tha vëllai i tyre Daniel Trevino per CNN.

Adelita ndërroi jetë më 29 Nëntor në spitalin Ascension Borgess, ndërsa vëllai i saj vdiq një javë më vonë në spitalin Spectrum Health. “Unë nuk e uroj këtë për askënd,” tha Trevino.
“Motra ime ishte 39 vjeç dhe vëllai im 35. Shumë të rinj. Ata kishin akoma për të jetuar, por fatkeqësisht jeta e tyre u ndërpre nga virusi.”

Adelita kishte të gjitha simptomat e virusit, nga ethet deri te dhimbjet e kockave, sipas motrës tjetër Jesusa Vela. Ajo u shtrua në spital ditën që rezultoi pozitive dhe nuk u largua më. Ndërsa vëllai Nicolas u karantinua në shtëpi, por u rikthye në spital një javë më vonë kur gjendja e tij u keqësua, tha Vela për CNN. “Ata ishin gjithmonë në shtëpitë e njëri-tjetrit dhe bënin shumë gjëra së bashku,” shtoi ajo.

Advertisement

Në pamundësi për të vizituar familjarët e tyre në spital, familja foli me ta përmes videove duke u lutur mbi shëndetin e tyre. Një llogari ne Go Fund Me është hapur për të mbledhur fonde për shpenzimet e varrimit të tyre dhe për të ndihmuar fëmijët, të cilët akoma nuk e pranojnë vdekjen e prindërve të tyre.

Familja ka falenderuar komunitetin e Kishës për mbështetjen në një kohë të vështirë dhe shpresojnë që historia e tyre të shërbejë si një paralajmërim për familjet që po planifikojnë të mblidhen për sezonin e festave.
”Maska është e përkohshme,” tha Trevino .
“Kur humb dikë, ai nuk do të kthehet më .”

Advertisement
Advertisement

You May Also Like