E rëndë: I riu e rrah gjyshen – përfundon në pranga të Policisë

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe me anëtarët e tjerë të familjes. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur edhe dje në fshatin Dubravë të Kaçanikut, ku një i ri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gjyshes së tij. Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se për motive akoma të panjohura, i dyshuari 18-vjeçar e ka sulmuar fizikisht 85-vjeçaren, duke i shkaktuar lëndime, por edhe shqetësim e frikë të madhe.

closevolume_off
Posa rasti është denoncuar në Polici, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.