Breaking News :

nothing found
21-09-2023

E papritur: Armenia i kërkon Rusisë t’ia ndreqë raportet me armiken historike, Turqinë

Advertisement

Armenia i ka kërkuar Rusisë që të ndërmjetësojë në normalizimin e raporteve të saj me Turqinë, ka thënë një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Armenisë. Vahan Hunanian i tha Shërbimit Armen të Radios Evropa e Lirë se një një numër i partnerëve, përfshirë Rusinë, kanë shprehur gatishmëri për të ndërmjetësuar në normalizimin mes Turqisë e Armenisë dhe Armenia i ka kërkuar Moskës që të jetë ndërmjetësuese.

“Një numër i partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë Rusinë, kanë deklaruar se janë të gatshëm që ta përkrahin procesin e marrëveshjes armeno-turke. Ne e kemi informuar Rusinë që jemi të gatshëm që ta fillojmë procesin e marrëveshjes armeno-turke pa parakushte. Se kur dhe nëse një proces i tillë do të fillojë, natyrisht, ne do të ofrojmë të dhëna për këtë”, tha zëdhënësi armen.

Në gusht, udhëheqësit e Armenisë e Turqisë folën për “sinjale pozitive” që po vijnë nga ana tjetër e kufirit. Në shtator, presidenti turk, Rexhep Erdogan, kishte thënë se përmes kryeministrit të Gjeorgjisë, kryeministri armen, Nikol Pashinian, i kishte bërë ofertë për takim. Megjithatë, presidenti turk e kishte përmendur si kusht për këtë takim marrjen e disa hapave nga Armenia për ta hapur korridorin e Zangezur-it për Azerbajxhanin.

Rusia të enjten iu përgjigj kërkesës së Armenisë, duke thënë se është e gatshme që t’i ndërmjetësojë përpjekjet për riparimin e marrëdhënieve mes Armenisë e Turqisë. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se normalizimi mes dy fqinjëve “pa dyshim që do të kontribuonte në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në rajon.”

Kërkesa e Armenisë për përmirësim të raporteve me Turqinë vjen rreth një vit pas luftës me Azerbajxhanin për Nagorno-Karabakun. Forcat etnike armene humbën territor të konsiderueshëm gjashtë konfliktit të përgjakshëm 6-javor dhe Armenia u detyrua që të nënshkruante marrëveshje armëpushimi.

Për suksesin e Azerbajxhanit në këtë luftë merita u janë dhënë dronëve turq të tipit “Bayraktar”, me të cilët ushtria azere u shkaktoi humbje të mëdha në njerëz e makineri forcave etnike armene.

Armenia dhe Turqia historikisht kanë pasur raporte të këqija. Turqia për gati tri dekada e mban të mbyllur kufirin me Armeninë shkaku i atij që e cilëson si pushtim të Nagorno-Karabakut dhe territoreve azere. Turqia gjithashtu nuk e njeh gjenocidin armen – vrasjen masive të armenëve nga forcat e Perandorisë Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore./Gazeta Express/

Advertisement

Read Previous

Bora mbulon Kodrën e Diellit (Foto)

Read Next

Mbledhja e dy qeverive, Rama dhe Kurti me maska të veçanta