
Ishte hera e tretë që gruaja e paidentifikuar ishte në gjendje të fitonte lotarinë dhe fati duket se nuk është larguar nga ajo.
SHBA – Një shtëpiake 61-vjeçare në pension është bërë një fytyrë e njohur në selinë e Lotarisë në Maryland, SHBA.
JuSugjerojmë
Llotaria amerikane: 240 mijë shqiptarë aplikues, shifrat pritet të rriten
Fiton çmimin e parë të lotarisë në Kaliforni! Gruaja shkatërron biletën prej 26 milion dollarësh në lavanderi
Sipas Fox 5, për herë të tretë që nga viti 2018, gruaja e Montgomery County ka fituar një jackpot prej 50,000 dollarësh në një llotari gërvishtëse. Ajo fitoi një lojë Bonus Cash prej 50,000 dollarësh në gusht 2018 dhe fitoi 50,000 dollarë të tjera në biletën e menjëhershme të Cash Craze Doubler dy muaj më vonë.
“Njerëzit luajnë çdo ditë dhe nuk fitojnë. Është e mahnitshme që fitova tre herë”, tha ajo.
Të tre biletat fituese u blenë në të njëjtin dyqan, Talbert’s Ice & Beverage Service në Bethesda. Gruaja tri herë me fat ndaloi në dyqan në fillim të këtij muaji dhe bleu disa bileta prej 5 dollarësh Lucky.
(m.k/dosja.al)