“E njoha në derbi, isha tifoze e Tiranës”, e dashura e Asanit: Nuk m’u nda në Instagram, s’doja t’i përgjigjesha

Estimated read time 2 min read

Jasir Asani një nga futbollistët e Kombëtares shqiptare më të përfolur dhe pëlqyr në vendin tonë, për performancën e tij në fushën e blertë, por edhe për jetën e tij private dhe lidhjen me partneren, Giota.

Në prag të ndeshjes të parë të Kombëtares Shqiptare në Euro 2024, futbollisti i kombëtares kuqezi Jasir Asani dhe partnerja e tij kanë zbuluar detaje nga romanca që po jetojnë prej kohësh.

Historia e tyre mund të themi se është tipike e historive të epokës së sotme. E gjitha filloi me një folloë në Instagram për t’u kthyer më pas në një dashuri të vërtetë.

“Dikur kam pasur një Instagram publik dhe Jasiri më ndiqte aty. Nuk e dija deri sa një ditë ai vendosi të më shkruajë dhe pse dëshira ime nuk ishte për t’iu përgjigjur. Mirëpo, ai nuk hoqi dorë dhe pse unë mendoja shpesh mos t’i ktheja më përgjigje”, – ka treguar partnerja e Asanit, Giota.

Advertisement

Sigurisht ajo e njihte më parë, që kur ai lunte për skuadrën e Partizanit dhe ajo shkonte në stadium, por si një tifoze e Tiranës.

“E njihja kur ka luajtur me ekipin e Partizanit dhe unë shkoja shikoja ndeshjet se kam qenë tifoze me Tiranën. Lidhja me një futbollist është po aq e bukur, por dhe pak e vështirë në të njëjtën kohë”, – tregoi për shkak të disatancës.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like