E moshuara 108-vjeçare vaksinohet kundër Covidit

Një grua 108-vjeçare që i ka mbijetuar pandemisë së gripit spanjoll është ndër banorët e parë në një shtëpi kujdesi në Britani, që ka marrë vaksinën anti-Covid. BBC shkruan se e moshuara Mary Keir është një nga 37 personat që kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinës Pfizer-Biontech. Ajo tha se ndihej “shumë më e sigurt dhe më e lumtur” pas injeksionit. Covid-19 është pandemia e dytë që ajo ka jetuar, pasi ka qenë vetëm katër vjeç në fillimin e sh pë rth imit të gripit spanjoll në 1916.

Keir ka punuar si infermiere në repartin e Spitalit Llandough në Cardiff gjatë dhe pas Lu ftës së Dytë Botërore. Shtëpia e kujdesit Awel Twyi, tha se zonja Keir ishte e para që ngriti dorën kur u pyetën se kush dëshironte të bënte vaksinën. “Isha vërtet shumë e lumtur që kam bërë vaksinën, kemi pritur që ajo të ishte gati. Faleminderit Zotit për njerëzit që kanë qenë në gjendje ta marrin atë për ne. Ne jemi shumë me fat”- tha ajo./lexo.al

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like