Breaking News :

nothing found
28-09-2023

E la e dashura, kryebashkiaku hakmerret duke i postuar të gjitha fotot intime në internet

Advertisement

Kryebashkiaku i Maryland, Andrew Bradshaw dyshohet se postoi dhjetëra imazhe nudo të ish të dashurës në rrjetin “Reddit”, sipas dokumenteve të gjykatës, raporton Fox News.
Bradshaw, 32 vjeç, u arrestua për 50 akuza për shpërndarje pornografike hakmarrëse dhe u shfaq në Gjykatën e Qarkut Dorchester të hënën, ku u lirua pa kusht.

Prokurorët thonë se zyrtari i zgjedhur krijoi llogari të shumta në forumin Reddit duke përdorur variacione të emrit të viktimës dhe datëlindjes duke postuar fotot eksplicite me mbishkrime me sharje racore dhe gjuhë të vrazhdë.

Ofendimet ishin të lidhura me racën, poshtërimin dhe tema të tjera, sipas Zyrës së Prokurorit të Shtetit në Maryland. Viktima i dërgoi Bradshaw-it fotografitë intime kur ata ishin në një lidhje, thuhet në ankesë. Pasi u ndanë, ajo gjeti postimet shqetësuese në internet dhe raportoi ish të dashurin e saj tek autoritetet.

Advertisement

Read Previous

Maqedonia e Veriut siguron qëndrim të përkohshëm për katër gazetarë afganë

Read Next

Të premten do të ndodh eklipsi më i gjatë hënor në 500 vitet e fundit