E dashura e Seldit reagon pas lajmeve për ndarjen

Tre muaj më parë Seldi bëri publike lidhjen me partneren e tij, Sindin, në ditën kur ajo festoi ditëlindjen.

Çifti u shfaqën bashkë dhe nëpër intervista e madje këngën “Nutella”, Seldi ia ka kushtuar pikërisht Sindit.

Ndërkohë sot mediat kanë aluduar se çifti i ka dhënë fund lidhjes dhe shkak është bërë Instagrami.

Seldi e Sindi kanë fshirë fotot me njëri-tjetrin nga Instagrami dhe nuk ndiqen më.

Pas këtyre lajmeve, Sindi ka reaguar me disa video në Instastory ku sqaron se ka patur konflikte me Seldin pasi ka qenë shumë e stresuar prej provimeve dhe karantinës, por ata nuk janë ndarë.

“Të dashur miq dua të sqaroj diçka me ju, jo sepse duhet të justifikohem, por e ndjej të detyrueshme që t’ju informoj pasi e gjitha kjo ishte gabimi im.

Advertisement

Pas një konflikti me Seldin, plus javë me provime dhe shumë e ngarkuar me punë, plus me këtë kohën ku jetojmë sot me pandeminë ku asgjë nuk është e thjeshtë, u tregova shumë impulsive.

Nuk e dijase kjo do kishte impakt kaq të madh, por unë me Seldin nuk jemi ndarë”, shprehet Sindi./kosovarja

Advertisement
Advertisement

You May Also Like