Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai i cili ditë më parë akuzoi publikisht gjykatësin Ilir Rexhepi se ka marrë para për të sjell një vendim në dobi të krahut të Ziadin Selës mbi pronësinë e subjektit Aleanca për Shqiptarët thotë se akuza e tij bazohet në “informatat që kanë ardhur në parti”, shkruan Alsat.Fetai i cili ditë më parë pretendoi me bindje se vendimi është shkruar në zyra partiake dhe jo në gjykatë, nuk e ka denoncuar një krim të tillë te organet e ndjekjes penale pavarësisht se detyra dhe kompetenca e tij i jep një të drejtë të tillë.“Na kanë ardhur informata në parti se gjyqtari në fjalë ka pranuar të holla nga pala tjetër për të nxjerrë vendim të njëjtë sikurse ai i pari në lidhje me lëndën mbi pronësinë e vulave të partisë Aleanca për Shqiptarët. Deri në këto çaste nuk kemi dorëzuar denoncim pasi që brenda partisë jemi duke shqyrtuar hapat e radhës në lidhje me këtë rast”, ka thënë Arben Fetai, Zëvendëskryeministër për qeverisje të mirë.Por prokuroria si duket ka nisur ta krehë Fetain. Organi i akuzës thotë se po punohet për mbledhjen e dëshmive që duhet të vërtetojnë një vepër të tillë penale siç pretendon Fetai në cilësinë e zëvendëskryeministrit.“Prokuroria e Tetovës është duke i ndjekur informacionet. Derisa vërtetohen indikacionet që çojnë në vepër penale, prokuroria do të vepron në përputhje me ligjin”, thonë nga Prokuroria Publike.Fetai ditë më parë, në një deklaratë për Gazetën Lajm tha qartë se gjykatësi ka marrë para për një vendim të tillë. Madje aktin e gjeneralizoi si të përgjithshëm në sistemin e drejtësisë.“Ka gjykatës të caktuar të cilët marrin para nga palët dhe shkruajnë vendime të cilët nuk janë shkruar as në gjykatë por janë shkruar në këtë rast në zyra të partive politike”, kishte thënë për gazetën Lajm, Arben Fetai, Zëvendëskryeministër për qeverisje të mirë.Gjykatësi Ilir Rexhepi në një bashkëbisedim të shkurtër tha se të gjitha argumentet që ka pasur i ka shprehur në aktvendimin gjyqësor, ndërsa lidhur me akuzat e Fetait thotë se bëhet fjalë për shpifje dhe i hedh poshtë si të pavërteta.Veprimet e zëvendëskryeministrit Fetai që i kanë cilësuar si të pamatura pritet që publikisht t’i dënojnë edhe Këshilli Gjyqësor dhe Shoqata e Gjykatësve./ Alsat.mk
E akuzoi se ka marrë para për vendimin në dobi të ASH-së së Selës – Fetai, nuk ka marrë guxim që ta denoncojë në Prokurori Publike gjykatësin Rexhepi
Advertisement
Advertisement
Advertisement