Dyndje në aeroportin e Prishtinës, vetëm sot 41 aeroplanë me mërgimtar vijnë nga Zvicra e Gjermania

Festat e fundvitit kanë bërë që mërgimtarë të shumtë t’ia mësyjnë Kosovës për t’i kaluar këto festa me familjarët e tyre.

Vetëm gjatë ditës së sotme, 41 fluturime do të realizohen nga Zvicra dhe Gjermania drejt Kosovës.

Kështu figuron në listën e orareve të flutrimeve që ka siguruar Gazeta Express.

“Sfida e jashtëzakonshme e pandemisë – turizmi i diasporës. 26 fluturime nga Zvicra vetëm sot për të arritur në Aeroportin e Prishtinës. 15 fluturime të tjera nga Gjermania. Ditëve në vijim: dhjetëra mijëra njerëz tjerë do të arrijnë në aeroportet e Shkupit ose Tiranës ose përmes veturave e autobusëve”, përcjell Albinfo.ch.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like