Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë dhënë detaje shtesë nga grabitja e mbrëmjes së djeshme në marketin “Neptun” në afërsi të Parkut të Qytetit, përcjell TV21. Nga MPB thonë se dy personat janë arrestuar në flagrancë, ndërsa shtojnë se të njëjtit kanë pasur edhe armë në duart e tyre.
“Në momentin e mbërritjes së punonjësve të policisë, autorët janë kapur duke u larguar nga marketi me armë zjarri në duar, ndërsa punonjësit e policisë kanë dhënë urdhra që të ndalohen dhe të hedhin armët, por grabitësit janë larguar, ndërsa punonjësit e policisë kanë realizuar disa të shtëna paralajmëruese, i kanë kapur dhe i kanë mposhtur autorët”, thuhet në njoftimi e MPB-së./tv21.tv
Advertisement
Advertisement
Advertisement