DW: Duhanprodhuesit në protesta, për para apo për politikë?

Radikalizimi gjatë procesit të grumbullimit të duahnit  është i rrezikshëm dhe ky radikalizim si duket nuk ka mbështetje të plotë nga të gjithë duhan prodhuesit. Ndarja është e qartë, dhe disa prej tyre reagojnë në mënyrë transparente ndaj lojës dhe paralajmërojnë që procesi i grumbullimit nuk duhet të ndalet, transmeton nmk-post.

 

Disa nga duhan prodhuesit protestojnë, e disa vazhdojnë me shitjen e duhanit. “Revolta” e tyre pritet të zhvendoset edhe para qeverisë me protesta, pamvarsisht marrëveshjes së arritur me autoritetet për rritje të çmimit të blerjes para festës së vitit të ri.

 

Këshilli inicues i prodhuesve të pa knaqur të duhanit, akuzon se marrëveshja nuk respektohet.

“Ne u takuam disa herë me Qeverinë dhe blerësit, kishte një marrëveshje në tryezë por në terren ndodhi e kundërta. Situata po përkeqësohet”, deklaroi për DW Vasko Josifofski.

 

Qeveria e RMV-së është e vetëdijshme për ndodhit por nuk shohin arsye për radikalizim.

Advertisement

“Deri më tani, ne kemi pasur një sërë takimesh me prodhuesit dhe blerësit, dhe Kryeministri ishte i pranishëm në dy prej tyre. U konstatua se shpërblimi është i pakënaqshëm, por gjithashtu se nuk ka mjaft hapësir për të kompenzim të plotë”, u shprehën nga Qeveria.

 

Prodhuesit e duhanit marrin 30 milion euro në vit në subvencione, ose 30% të buxhetit të përgjithshëm për të gjitha kulturat. Pagesa e këtyre fondeve realizohet menjëherë pas përfundimit të blerjes, e cila është praktikisht pagesa e parë e mbështetjes së shtetit. Duhani është e vetmja kulturë që organizohet me ligj./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like