Durmishi: Pas masave të Ministrisë së Ekonomisë, çdo familje ka kursyer 690 deri 1360 denarë në muaj

Durmishi: Pas masave të Ministrisë së Ekonomisë, çdo familje ka kursyer 690 deri 1360 denarë në muaj

Në konferencën për shtyp në lidhje me 100 ditë qeverisje, ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi përmendi masat siç janë ulja e marzhave për tregti me pakicë dhe shumicë të pajisjeve shkollore, shportën konsumatore vjeshtore dhe kufizimin e marzhave në 10 për qind të 73 produkteve bazë të ushqimit, përcjell TV21. E falë të gjitha këtyre masave, ministri tha se një familje katër anëtarëshe, ka kursyer 690 deri 1360 denarë në muaj.

“E shprehur në kursimin e parave në familje katër anëtarëshe, në nivel mujor, kursimi do të arrinte nga 690 deri 1360 denarë për familje, në varësi të mëynrës së të ushqyerit dhe zgjedhjes së marketeve ku furnizohen”, deklaroi mes tjerash Durmishi.