Dua Lipa për festivalin Sunny Hill: Ka qenë ëndërr ta realizoj me familjen time në qytetin tim

Estimated read time 2 min read

Sunny Hill Festival do të nisë në ditën e sotme (e enjte) në një lokacion të ri, Bërnicë.

Ky festival do të zgjasë plot katër ditë, nga 25 korrik deri më 28 korrik, ku do të ketë surpriza të shumta.

Përpara fillimit, një reagim në lidhje me këtë e ka bërë edhe artistja Dua Lipa, e cila njëherësh e ka organizuar ngjarjen bashkë me prindërit e saj, babanë Dukagjin Lipën si dhe të ëmën, Anesën.

Ajo thotë se kjo ishtë një ëndërr dhe se ky është viti i pestë që po realizohet, meqë ka pasur edhe pauza ndërmjet.

“Sunny Hill Festival, viti ynë i pesë. Ëndërr ta organizoj këtë festival me familjen time në qytetin tonë”, u shpreh ylli botëror.

Advertisement

Autorja e “Levitating” shtoi: “Prishtina deri në botë. Shihemi. Mezi po pres për këtë vikend të paharrueshëm”.

Përgjatë kësaj kohe, familja Lipa kanë sjellë në Kosovë yjet më të mëdhenj të muzikës në botë si: Miley Cyrus, J Balvin, Martin Garrix, Calvin Harris etj.

Sivjet e ftuar speciale është këngëtarja me origjinë nga Dibra, Bebe Rexha. /Telegrafi/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like