Breaking News :

nothing found
28-09-2023

Dramë në Londër: Dy gola të shpejtë dhe një karton i kuq

Advertisement

Tottenhami dhe Liverpooli janë duke barazuar 2:2, në derbin dramatik të javës në Premierligë që po zhvillohet momentalisht në Londër.

Andy Robertson shënoi për 2:1 për Liverpoolin në minutën e 69-të, raporton Gazeta Express.

Mbrojtësi skocez shënoi me kokë nga afërsia, pasi u shërbye nga Trent-Alexander Arnold.Liverpooli kaloi për herë të parë në epërsi derisa lojtarët e Tottenhamit ishin të zënë duke protestuar te gjyqtari për penallti, pasi Dele Ali u rrëzua në zonë gjatë një duele me Arnold.

 

Pas rishikimit të rastit në VAR, u vendos që goli i Liverpoolit të pranohej.

Por vetëm katër minuta më vonë, një dalje e pamenduar mirë e portierit Alisson ia mundësoi Sonit ta barazojë në 2:2 rezultatin për Tottenhamit.Andy Robertson u përjashtua me karton të kuq për një ndërhyrje jo sportive ndaj Emerson Royal në minutën e 76-të.

Advertisement

Read Previous

Dy të burgosur ndërrojnë jetë në Idrizovë. Ja shkaqet

Read Next

Historia e shqiptarit nga Danimarka që u bë “Heroi i vitit”